I hiqet imuniteti, ja përse do të hetohet Kryeministri çek

Parlamenti çek vendosi t’i heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babis dhe zv.Kryeministrit Jaroslav Faltynek, të dy pjesëtarë të lëvizjes ANO.

Dy zyrtarët e lartë do të ndiqen penalisht për shpërdorim të fondeve evropiane për ndërtimin e resortit të luksit ”Foleja e mjellmës”.

Nga 180 deputetë të pranishëm, 111 votuan pro dhe 69 kundër.