Për 3 m kub dru pa leje, shoferit nga Librazhdi i sekuestrohet edhe kamioni

Një qytetar i Librazhdit është ndaluar nga policia dje me 3 m kub dru prerë pa leje në pyll dhe policia, bashkë me lëndën drusore, i ka sekuestruar edhe kamionin.

Policia e Librazhdit njoftoi se nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj G.B. 43 vjeç që u kap në aksin rrugor  Librazhd – Katund.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar  nga  neni  205 i Kodit Penal.