FOTO/ U kap me 4.4 kg heroinë në Muriqan, ja kush është Petraq Greku

Personi që shikoni në foton më poshtë është Petraq Greku, 57 vjeçari që u kap me heroinë në Muriqan.

Nga Tirana ai po udhëtonte drejt Italisë përmes doganës së Muriqanit. Por policia kufitare kishte një informacion të rezervuar dhe bëri në makinën e tij kontroll të imtësishëm.

Në gomat e automjetit u zbuluan pakot me drogë. Dhe pas peshimit rezultoi se Greku po transportonte drejt Italisë 4 kg dhe 476 gramë heroinë.

Greku fillimisht ka mohuar që droga ishte e tij, por me pas ka ndryshuar deklaratën. Antidroga po heton nëse në këtë trafik ndërkombëtar është tjetër kush me Petraq Grekun apo jo.