VIDEO/ Pamjet e arrestimit të 5 të rinjve që po transportonin 65 kg drogë

Këto janë momentet kur policia ka ndërhyrë mbrëmjen e djeshme dhe ka arrestuar 5 të rinj pasi ishin duke transportuar një sasi droge prej më shumë se 65 kilogramësh nga Vlora në Tiranë.

Burime nga policia thanë se, gjatë operacionit “Flash” janë arrestuar 5 të rinjtë nga Vlora dhe Tirana. Ata janë: Pilo Zanaj, Besian Halka, Xhevahir Mici, Islam Imeraj e Armando Bardhi, nga 34 deri në 23 vjeç.

Më poshtë janë momentet e arrestimit të 5 të rinjve në Durrës.