Sondazhi/ Ja kush do jetë kreu i ri i FSHF-së, kryeson bindshëm...

Prej ditës së djeshme (18 janar 2918) në “Opinion.al” është hapur një sondazh për garën që ka nisur në Federatën Shqiptare të Futbollit mes dy kandidatëve ish kryeministrit Bashkim Fino dhe presidentit aktual të Federatës Armando Duka.

Kur kanë kaluar disa orë nga vendosja e sondazhit nën pyetjen: “Kë do të preferonit për President të ri në FSHF”, kanë ardhur dhe përqindjet e para të votave në të cilat dominon me një diferencë goxha të madhe Armand Duka.

Kreu aktual i federatës ka marrë deri më tani 54% të votave, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 46% të votave, nga 3553 votues që kanë marrë pjesë.

Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e FSHF do të mbahen në 7 shkurt dhe janë vetëm këto kandidatura zyrtare deri më tani.