SHBA, ekzekutohet vrasësi serial i dënuar me vdekje

Pas katër vrasjeve dhe disa përdhunimeve gjatë një dekade, vrasësi serial Anthony Shore u ekzekutua përfundimisht këtë të enjte, 18 janar. Ky ishte ekzekutimi i parë e vitit në Shtetet e Bashkuara.
Shteti i Teksasit të enjten ka ekzekutuara një vrasës serial që mbyste viktimat e tij, duke qenë ky ekzekutim i parë i vitit në Shtetet e Bashkuara. Anthony Shore, 55 vjeç, mori një injeksion vdekjeprurës në burgun e tij në veri të Hjustonit.


Ishte nje baba me familje për te cilin thuhet se ishte veçanërisht i talentuar në muzikë, ksihte vrarë një vajzë, dy vajza adoleshente dhe një grua me prejardhje hispanike gjatë një dekade. Gra të tjera raportuan se i kishte përdhunuar.
Arrestimi i këtij njeriu me sa duket i rregullt erdhi tetë vjet pas krimit të tij të fundit të njohur, vrasjen e 16 vjeçares Dana Sanchez në 1995.
Anthony Shore gjithashtu ka vrarë një vajzë 9 vjeçare, Diana Rebollar dhe një tjetër, Laurie Tremblay, 14 vjeç. Por ishte përdhunimi dhe vrasja në vitin 1992 e një vajze 21-vjeçare, Maria del Carmen Estrada, e cila i soli atij dënimin me vdekje.


Gjatë gjithë këtyre viteve, ai tregohje se kishte një jetë normale në dukje, duke punuar, duke u kujdesur për bijat e tij dhe duke luajtur në klubet e xhazit. Në fund të viteve 1990, ai u shpall fajtor për sulme seksuale ndaj vajzave të tij dhe u regjistrua në skedarin e shkelësit të seksit, me autoritetet duke marrë ADN-në e tij.


I vendosur në paraburgim, i dyshuari pranoi këto vrasje. Por me vonë ndryshoi mendje. Ai u denua ne vitin 2004 me vdekje.