VIDEO/ Leganes-Real Madrid, sfida zgjidhet nga ky supergol

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Leganesin në Kupën e Spanjës.

Pa Ronaldon, Balen dhe Benzemanë, madrilenët vuajtën shumë për të marrë fitoren, e cila erdhi vetëm në minutën e 90-të, falë golit të Marcos Asensios.

Zidane hodhi në fushë një formacion me shumë të rinj në përbërje, ndërsa në pjesën e dytë i shtoi edhe futbollistë si Isco dhe Modriç.

Kjo fitore ishte një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vendoset pasi të zhvillohet edhe sfida e kthimit në “Santiago Bernabeu”.