Skandali me futbollistët minorenë, Chelsea rrezikon ndëshkimin

E përditshmja britanike “The Guardian” ka zbuluar se skuadra e Chelseat rrezikon të marrë një pezullim të merkatos për 1 vit.

Kjo pasi FIFA po heton klubin londinez në lidhje me shkeljet e bëra me regjistrimin e futbollistëve minorenë.

Sipas “The Guardian”, bashkë me klubin e Chelseat, janë në listën e hetimit edhe 25 skuadra të tjera, por numri mund të rritet në ditët në vijim.

Për të njëjtën arsye më herët i është bllokuar merkatoja Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.