Mbrojtësi përgatit lamtumirën nga Milani

Mbrojtësi i majtë italian, Luca Antonelli, nuk është i kënaqur te Milani dhe po mendon largimin gjatë merkatos së janarit.

Ai po kërkohet nga Fiorentina dhe është i gatshëm të largohet nga gjiganti italian. Por, problem mbetet skuadra e Milanit, e cila ende nuk ka vendosur për shitjen e tij, edhe pse lojtari shumicën e kohës qëndron në pankinë.

Antonelli ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2019.