Dafina pjesë e videoklipit të French Montanës /VIDEO

Këngëtari French Montana ka publikuar këngën e tij me të re ‘Famous’.

E ky projekt muzikor u finalizua me klip që u xhirua në Marok dhe pjesë e tij ishte edhe këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri.

E veshur si femrat marokene, Daffi dukej shumë e bukur.

Përmes një video të hedhur në Instagram, Dafina ka falënderuar French, që e ftoi në këtë klip.

Kujtojmë se edhe French ishte pjesë e klipit të Dafinës “Four Seasons”.