Stuhia në Europë shkakton të paktën 7 viktima

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga stuhia e sotme që goditi Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Gjermani, ku së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi era e fuqishme shkuli pemët dhe nxori shumë kamionë nga rruga.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shtete tjera evropiane, ku stuhia ishte shumë e fuqishme, duke lënë prapa shumë shkatërrime.