FOTO/ Oriola Marashi tërbon turqit dhe tregon detajin që nuk ishte vënë re

Ajo është një nga modelet më të suksesshme më seksi në vend. Oriola Marashi, pasi u bë pjesë e OTR është gjithmonë e më e lakuar.

Veç vëmendjes që ka fituar në Shqipëri, Oriola tashmë është e njohur dhe në Turqi. Një prej fotove të saj duke pozuar, është shpërndarë nga brandi i famshëm turk, Tarik Ediz.

Me anë të këtij postimi bukuroshja shqiptare ka vënë në dukje dhe ngjashmërinë e saj me nënën, që është gjithashtu një emër i njohur.

“Si Xhoi kam dalë këtu”, shkruan Oriola duke iu drejtuar fotografit shqiptar, Endrit Mërtirit, transmeton Express. Xhoi Jakaj, nëna e Oriolës njihet si ish-drejtoreshë e burgut të grave.