Kukësi e Hasi pa energji elektrike që nga dita e djeshme

Kukësi dhe Hasi kanë mbetur pa energji elektrike prej ditës së djeshme, rreth 14 orë. Shkak është këputja e telave përcjellës në Fushë Arrëz.

Grupet e OST janë në terren për të riparuar difektin.

Nga reshjet dhe përmbytjet e ditëve të fundit, në Kukës u dëmtua më 13 nëntor fidri nr. 8 në Rexhepaj. OSHEE u detyrua të bëjë spostimin e shtyllës së rrëmbyer nga lumi tek korsia anash rrugës, si në fotot e mëposhtme.