FOTO/ Konflikte pronësie, një burrë ngjitet në një shtyllë tensioni pranë Saukut. Emri

Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto momente në Sauk, Tiranë.

Një burrë është ngjitur në një shtyllë tensioni dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia.

Sipas policisë:

Me datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku  ka rezultuar se:

Në Lundër, pranë një qendre tregtare shtetasi Skënder Doda, ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcenin se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rrëshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpinë.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.