Surprizohet Mourinho, firmos fanellën e United me emrin e Contes

Për të vendosur paqen mes Mourinhos  dhe Contes ka menduar programi i “Le Iene” në Italia 1.

Gazetarët italianë i përgatitën një surprizë “Special One” dhe i kërkuan që të firmoste një fanellë të Manchester united.

Portugezi pranoi, por në fund ata i treguan se ajo fanellë mbante emrin e teknikut të Chelseas. Sigurisht që portugezi e ka pritur me humor.