Reforma në Drejtësi, Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin, ja çfarë u shkruan

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi letër zyrtare Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve te Bashkimit Europian ne Shqiperi.

Letra e Kryemadhit për problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

‘Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik.

Ky është moment i patolerueshëm, përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM-ja për kandidate të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit Tahiri)’, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

‘Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtesisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin.

LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garantë BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së’, shkruan ajo.

‘Roli i ndërkombëtareve shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike’, thuhet në letrën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.