Marca: Zidane dëshiron të largohet nga Reali

Në fund të sezonit, trajneri francez, Zinedine Zidane po mendohet të largohet nga Real Madrid.

Pavarësisht se për dy vite ka fituar tetë tituj, pesë për një sezon, rekord në histori të klubit, e ardhmja e Zinedine Zidane nuk është e qartë në Real Madrid.

Sipas të përditshmes “Marca”, francezi është i mërzitur me arsyetimet e vazhdueshme rreth formës jo të mirë të skuadrës.

Zidane beson se më e mirë për të dhe skuadrën është që të largohet, ashtu siç kishte bërë edhe në vitin 2006.