Ronaldinho fjalë emocionuese pas lamtumirës

Ronaldinho i ka dhënë fund futbollit aktiv. Ai do të mbahet mend gjatë nga të gjithë për magjitë, driblimet, golat, por mbi të gjitha për buzëqeshjen e tij.

37-vjeçari brazilian ka zgjedhur rrjetet sociale për të shkruar disa fjalë emocionuese të lamtumirës.

“Faleminderit o Perëndia ime për këtë jetë që ma ke dhënë mua dhe familjes sime. Pas gati tre dekadave kushtuar futbollit, i them lamtumirë ëndrrës sime më të madhe”, ka shkruar Ronaldinho.