Ligji i propozuar nga Rama, Basha: Nëse prisnit peshq të mëdhenj, tani do ketë vetëm cironka

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe opozita i ka dalë kundër ligjit të propozuar nga qeveria në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë, deputetëve apo ministra.

Një ditë më parë u bë publik edhe projekt-ligji i propozuar nga qeveria që vendoste rregulla të reja për arrestimin e personave me imunitet.

"Shqiptarët e panë si Edi Rama e shndërroi Kuvendin në gjykatë, - tha Basha, -  dhe nuk lejoi Tahirin të përgjigjet para drejtësië. Këtë model Rama po e shndërron në ligj dhe po zhbën shtyllën kryesore të drejtësisë. Me të gjitha këto akte që ka ndërmarrë deri më sot dhe propozon, po zhbën reformën në drejtësi, po merre masa që asnjë ministër i korruptuar, asnjë bashkëpunëtor i krimit, asnjë deputet i korruptuar të mos dalë para drejtësisë po të mbrohet nga aktet politike të mazhorancës.

Pa pikë dyshimi që PD-ja do ta kundërshtojë fuqimisht këtë akt që ka vetëm një synim: zhbërjen e reformës në drejtësi dhe që asnjë “peshk i madh”  të mos dalë para gjykatës dhe shqiptarët të kënaqen me cironka.

Nuk ka për të pasur konsensusin tonë as për këtë dhe as për hapa të tjera që duan të mbulojnë gjurmën e krimit kushtetues.

Këto janë hapat e një njeriu në panik që do të mbrohet politikisht nga reforma në drejtësi. Vota kundër është ajo që opozita ka në dorë, - theksoi kreu i opozitës. - Të tjerat i kanë qytetarët ndaj u bëj thirrje të bashkohen në protestën e 27 janarit.”