Gjenerali serb: Pas vrasjes së Ivanoviçit nuk qëndron faktori shqiptar

Gjenerali Miomir Stojanoviç, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë Serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, me siguri nuk qëndron faktori shqiptar, ka deklaruar Stojanoviç për mediet serbe, transmeton portali Zeri.info.

“Vlerësimi im se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata kanë mundur ta vrasin kur kanë dashur, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike ose pjesë e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviç.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se kjo ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”, përcjell “Zëri.info”.