VIDEO/ Shembet garazhi, e pabesueshme se çfarë zbulon çifti brenda shtëpisë

Një familje në Idaho të SHBA-ve mbetën të habitur, kur gjetën një dhomë të fshehtë nën garazhin e makinës e cila u shemb.

Brittany Bush dhe bashkëshorti i saj ishin duke fjetur gjatë natës së 9 janarit, kur dëgjuan një zhurmë të madhe.

Fillimisht menduan se bëhej fjalë për vjedhje, por kur e kuptuan se gjithçka është në rregull brenda shtëpisë, u kthyen në shtrat.

Disa orë më vonë, zbuluan një gropë gjigante nën garazhin që u shemb por që nuk figuronte fare në skicën e planit të shtëpisë.

Dhoma ishte e mbushur me lodra fëmijësh.