Shpërthen me 8 gola PSG, katër i shënon ylli i ekipit

Kampionati francez ka vijuar sot me ndeshjet e javës së 21-të, që ka prodhuar rezultate mjaft interesante.

Paris Saint Germain arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 8-0 Dijonin dhe çoi në 11 pikë distancën nga ndjekësit.

Neymar ishte protagonisti absolut në këtë takim me 4 gola të shënuar, ndërsa Cavani, Mbappe dhe Di Maria 2 herë, regjistruan emrin në listën e golashënuesve të takimit.