VIDEO/ Silva Gunbardhi dhe Defri vijnë me këngën e re ‘Marak’

Dyshja e njohur Silva Gunbardhi dhe rap-artisti Defri kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Marak” mban titullin kënga e tyre më e re, e punuar nga Alsked Rrenja.

Ndërkohë vargjet e tekstit dhe melodinë e ka realizuar bashkëshorti i Silvës, Dafi Derti.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft ekstravagant, i cili është realizuar nga Max Production.

“Marak” duket të jetë suksesi i radhës për këngëtaren, e cila dikur kishte thyer rekord me klikimet në YouTube për këngën “Të ka lali xhan”.