FOTO/ E shtyp kamioni, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Chalkidona të Selanikut këtë të mërkurë.

Sipas raportimeve të medieve lokale, shqiptari 39 vjeç është përplasur nga automjeti rreth orës 13. Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije nga raportimet e medieve lokale.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.