Milani refuzon ofertën për huazimin e talentit

Skuadra italiane e Genoas ka tentuar të huazojë talentin e Milanit, Manuel Locatelli. Por, drejtuesit e klubit milanez kanë refuzuar ofertën e tyre, pasi trajneri Gennaro Gattuso llogarit në shërbimet e tij.

Locatelli edhe pse nuk është pjesë e formacionit të parë, shihet si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.