Qeveria shpenzon 400 milionë lekë për makinat e prefektëve...

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj një fond prej rreth 400 milion lekësh që do të përdoren për blerjen e automjeteve të Prefektëve.

Sipas vendimit,  Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh për blerje të automjeteve për prefektët e qarqeve.

 Fondi prej 39 000 000 lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.