Protesta e 27 Janarit, demokratet mbledhje me qiri ...

Partia Demokratike vijon takimet me strukturat e saj dhe qytetarët në kuadër të përgatitjeve për protestën e 27 janarit. Takimi i rradhës, ku ka qenë e pranishme deputetja Albana Vokshi është zhvilluar në Prush të Vaqarrit, ku banorët jetojnë si në mesjetë, pa energji elektrike, edhe pse zona është vetëm 3 kilometra lartg zyrës së Kryeministrit Edi Rama.

“Edhe nën dritën e qiriut

Edhe nën shiun që binte rrebesh,

Demokratët të vendosur për Protestën e dt 27 janar!!!

Shqipëria ka ende shpresë!!!

Në lagjen “Prush” të Vaqarrit, 3 km nga zyra e Ramës banorët si në mesjetë, pa energji elektrike.

Këto janë dëshmitë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shkeljes së të Drejtave Themelore të Njeriut që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Evropë.

Në 27 janar të gjithë në protestë; burra dhe gra, të rinj e të reja, të majtë, të djathtë e pa parti...

Të gjithë së bashku të rrëzojmë Edi Ramën, pasardhësin e diktatorit!”, shkruan deputetja demokrate në rrjetet sociale.