FOTO/ Brenda shtëpisë së djalit të Ardit Gjebreas dhe Merlinit, ja si duket foleja e re e çiftit

Jon Gjebrea dhe e fejuara e tij Merlin Haxhiymerin, zyrtarizuan lidhjen e tyre disa vjeçare pak ditë më parë .

Pas fejesës familjare të shumë përfolur në media, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka filluar bashkëjetesën me partneren e tij.

Pasi u kthyen nga udhëtimi i tyre në Romë, të dy duket se janë sistemuar në një shtëpi të tyren.

Joni ka postuar në rrjetet sociale dy foto, të cilat tregojnë qartë se ata kanë hedhur hapin e madh drejt krijimit të një familje dhe shtëpie të vërtetë. Në njërën prej tyre duken dy inicialet e emrave të tyre në mur.

“Këtu te ne vazhdojnë zbukurimet. Merlin nuk i ndahet shpirti”. mbishkruhej në postimin e rradhës, që ka konfirmonte edhe një herë faktin se çifti filloi bashkjetesën.