DETAJE/ Dhunohet barbarisht shefi i regjimit të burgut 313

Shefi i regjimit të burgut 313, Bledar Pura është dhunuar me sende të forta. Sipas burimeve policore, ai është gjetur i shtrirë mëngjesin e sotëm te zona e Freksut, në afërsi të një pallati.

Kanë qenë kalimtarë që kanë vënë re 36-vjeçarin dhe rreth orës 8 kanë lajmëruar Policisë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe Ambulanca dhe Pura u transportua në spital.

Sipas deklarimit para uniformave blu, ai ka thënë se është dhunuar nga "2 apo 3 persona".

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat e hetimit për dhunën ndaj Purës është ajo për shkak të detyrës.