Tiranë, vdes gruaja pasi hidhet nga pallati

Një grua në Tiranë ka humbur jetë tragjikisht një ditë më parë.

60-vjeçarja L.M. është hedhur nga kati i nëntë i banesës ku jetonte në rrugën “Besim Alla”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.