Nuk do t’i mbani dot lotët/ Flet për herë të parë në skenë për dashurinë e jetës, por ajo...

Një moment shumë prekës ka ndodhur në ‘O ses Turkye’ ose ndryshe ‘The Voice’ ku njëri nga pjesëmarrësit ka filluar të qajë.

I pyetur për arsyen se përse filloi të qajë, 22-vjeçari është shprehur se kjo ndodhte për shkak se shumë vite më parë kishte dashur një vajzë dhe kishte 10 vite që nuk e shikonte dhe kjo e kishte prekur.

Trajneria e tij, Hadise, e nxit që ai t’i thotë diçka, pasi ndoshta ajo e shikon, por ai shprehet se shumë shpejt ajo do të martohet, dhe se ai do ta ketë gjithmonë në zemër.

Teksa Murat Boz mundohet që ta kalojë këtë situatë duke e pyetur për moshën dhe ai i thotë që sa e sa femra do të shikojë.

Ky është viti i dytë që Ozan merr pjesë në program dhe vitin që kaloi ishte pjesë e ekipit të Hadise, por nuk eci gjatë.

Këtë herë ai i ka bërë të gjithë për vete me zërin e tij dhe duket se do ta ketë të gjatë qëndrimin në ‘O ses Turkiye’ që vazhdon akoma.

Publiku i kërkoi që ta këndonte edhe një herë këngën.

/Ariglon Pali/Syri.net/