VIDEO/ Grabitja, zbardhet dëshmia e punonjësit: Më kapi në befasi, me drejtoi armën dhe ...

Për grabitjen e bankës që ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë pranë Hipotekës ka dëshmuar së fundmi punonjësi i sigurisë i cili është i arrestuar.

“Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi të mos të flisja se ndryshe do të më vriste.

Më drejtoi armën dhe shkoi te arkëtarja për të grabitur. E kisha të pamundur të veproja”, është shprehur punonjësi i sigurisë së bankës në polici.

Ditën e djeshme është vënë në pranga punonjës i sigurisë me iniciale F. F., si edhe është proceduar edhe operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.