FOTO/ Vjen dimri, temperatura të acarta dhe reshje. Ja zonat më të rrezikuara

Pas nisjes së reshjeve në të gjithë vendin, me shi dhe dëborë, edhe temperaturat duket se do të ulen në maksimum.

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë pasdites së sotme dhe nesër temperaturat do të shkojë deri në -8.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Reshjet

Sot pasdite priten reshje në të gjithë territorin, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve dhe mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 600m mbi nivelin e detit.

Ditën e nesërme nuk priten reshje. Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 1 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: -1 °C / 11 °C

në vendet malore:  -8 °C / 2 °C.

Era

Sot pritet të fryjë mesatare deri e fortë në të gjithë territorin, ndërsa nesër do të fryjë e lehtë, ndërsa në zonën jugore të vendit deri mesatare.