FOTO/ Operacion në qendër të Shijakut, dy të prangosur, u kapëm me ... Ja emrat

Dy persona nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi po udhëtonin me një “Benz” ku kishin me vete dhe një pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave me armë pa leje, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç, banues në Shijak;

Donald Çullhaj 23 vjeç,  banues në Shijak.

Në Xhafzotaj,  Shijak gjatë kontrollit  të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin tip Benz me drejtues shtetasin  Donald Çullhaj, në një çantë "Marsup" është gjetur një armë zjarri pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm  me mbishkrimin “STERM9x19;

një krëhër me 12 fishekë  të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole;

automjeti tip Benz.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake”.