Valentina Duka tregon për telefonaten që e bëri të linte fakultetin për tu bërë deputete e PD

Valentina Duka ka qenë për më shumë se 25 vite pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. 

Por kaq qenë edhe drejtuese e fakultetit në segmente të ndryshme administrative akademike.

Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në vitin 2016 u zgjodh dekane e fakultetit. Por Duka hoqi dorë nga ky post për tu bërë deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit.

E ftuar në emsionin Ditë e Re, ajo u shp eh se ka qenë një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike që e bëri të hiqte dorë nga posti i dekanes.

“Një telefonatë e kryetarit të Partisë Demokratike më bëri që unë të ndahem përkohësisht nga profesioni i pedagogut. Lidhjet me fakultetin nuk i kam ndërprerë. Jap lëndët që kam pasur dhe vazhdoj të jem pedagoge e jashtme.”