VIDEO/ Makina 'parkon' në dyqanin e rrobave

Një shofer pa leje drejtimi, është përplasur me një dyqan rrobash në Kinë, duke dëmtuar një punonjëse.

Video shokuese, e filmuar nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur drejtuesi i automjetit humb kontrollin dhe futet në dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hengyang, në Provincën Hunan.

Sipas mediave lokale punonjësja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.