Mediat serbe: Vrasja e Ivanoviç është filmuar nga...
Mediat serbe kanë publikuar trajektoren e lëvizjes së automjetit, që dyshohet që është përdorur në ekzekutimin e Oliver Ivanoviç, krim i ndodhur paraditen e sotme në Mitrovicë.
“Blic” shkruan se në godinën e partisë ku ishte duke hyrë Ivanoviç, kanë qenë dy kamera ballore, të cilat duhet të kenë filmuar tërë ngjarjen.
Po ashtu, gjatë rrugës nga ka kaluar automjeti i dyshuar, i cili është gjetur i djegur pak me shumë se një kilometër nga vendi i atentatit, duhet të jetë xhiruar nga kamerat e tjera të sigurisë.
Gjithashtu është prezantuar edhe një trajektore e rrugës që ka bërë vetura “Opel Astra”, e cila është gjetur e djegur.