Benevento përfshihet nga skandali i dopingut. Ja kush është përdoruesi

Fabio Luccioni, kapiteni i Beneventos, është skualifikuar me një vit nga futbolli për shkakun e përdorimit të dopingut.

Ai rezultoi pozitiv në kontrollin për stimulues në gjak, pas një kontrolli të rastësishëm që i ishte bërë në 22 shtator pas ndeshjes kundër Torinos.

Ndëshkimi për mjekun Valter Giorggione është akoma më i rëndë, teksa ai është dënuar me plot 4 vite përjashtim.

Luccioni ishte përjashtuar me 90 ditë, por vetëm sot është konfirmuar edhe pezullimi 1-vjeçar i tij, nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.