Pas Latifit, një tjetër titullar i Skënderbeut drejt Hungarisë

Liridon Latifi u largua nga Skënderbeu gjatë merkatos së verës dhe u transferua te ekipi i Akademia Pushkash në Hungari.

Por, një tjetër lojtari i Skënderbeut mund të transferohet te ky ekip. Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën.

Mbrojtësi i korçarëve ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me bardhekuqtë dhe kërkohet nga shumë ekipe.

Akademia Pushkash ka kërkuar shërbimet e lojtarit, teksa ka nevojë për një mbrojtës në ekip.

Për Jashanicën ka shfaqur interes dhe ekipi i Akhmat Groznyt, por Skënderbeu ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë klub për shitjen e lojtarit.