Vrasja e Ivanoviç, Vuçiç së shpejti në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se së shpejti do të shkojë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb. E gjitha kjo vjen pas vrasjes së liderit serb në veri, Oliver Ivanovic.

“Së shpejti do të shkoj në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe  pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai.

Vuçiç i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke shtuar se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.

Vuçiç deklaroi se nuk dëshiron të flasë lidhur me autorët e mundshëm të vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Nuk dua ende të flas për këtë. Kemi indikacione fillestare, por nuk dua për këtë të flas derisa organet kompetente nuk do të flasin”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media.