Noizy humbet bastin! Blerim Destani zbulon më në fund datën e publikimit të këngës së re

Blerim Destani zbulon më në fund datën e publikimit të këngës më të re të Noizyt.

Aktori i njohur ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për t’i njoftuar fansat se kënga e re e Noizyt me titull ‘Gjuha e kampionit’ do të publikohet nesër në ora 16:00

”Neser me Date 17/Janar Do të lansoj këngën time të parë ‘Gjuha e Kampionit’. Ora 16:00 #BastiBukur ??”, ka shkruar Blerimi me shaka, përkrah një fotografie të Noizyt të shkëputur nga klipi.

Kujtojmë se arsyeja se, përse Blerim Destani e kishte në dorë datën e publikimit të këtij projekti, ishte një bast që Noizy e ka humbur.

Ky i fundit nuk ka pasur se si të mos reagojë i inatosur pranë postimit të mikut të tij, ndërsa këngën e cila do të publikohet nesër (e mërkurë) e ka paralajmëruar edhe vetë në Instagram.