Po ikin jashtë Shqipërisë, hapet konkurs online për infermierë

Ata që dëshirojnë të nisin punë si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike kanë 15 ditë kohë për të aplikuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se ka çelur aplikimet në platformën www.inferimierepershqiperine.al.

Ato do të kryhen për vendet e lira në bazë qarku dhe do të jenë të hapura deri në 1 shkurt. Më pas kandidatët do të vlerësohen në bazë të dosjeve, më pas do ti nënshtrohen testimit me shkrim.

Pikët e përftuara, ministria thotë se do ti shpallë po në këtë platformë dhe bazuar në renditjen e tyre, kandidatët do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës.