Vrasja Ivanoviç, policia jep 10 mijë euro shpërblim për ata që japin informacion

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për  këdo qytetar që jep informacion lidhur me autorët e kësaj vrasjeje.

Për identifikimin e autorëve Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme.

Njoftimi:

 “Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose-  192, dhe e-mail: info@kosovopolice.com

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryesin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.