Rafinha tek Interi? – Ja si përgjigjet Spalletti

Kohëve të fundit, Rafinha është lidhur me një transferim tek Interi.

Braziliani nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme tek klubi katalanas, kështu që po kërkon një ‘derë’ për t’u larguar.

Shumë media ditëve të fundit, e kane lidhur mesfushorin brazilian me klubin Italian nga Milano, Inter.

Për këtë është pyetur edhe Luciano Spalletti, trajneri i Interit.

 “Rafinha? Ne ende nuk mund të themi asgjë rreth tij...” – tha shkurtimisht Spalletti që la të hapur mundësinë për nënshkrimin me Rafinan.