Vrasja e Ivanoviç, Kosova mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot për në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.

Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.