Ja shuma e parave që u grabiten në bankën tek hipoteka....

Grabitja tek hiptoteka ndodhi diten e hënë pak pas mesditës dhe sipas dëshmitarëve me pistoletën e drejtuar në fytyrë, grabitësi i ka bërtitur arkëtares me fjalët “Lekët se të vrava” por pasi punonjësja nuk ka bërë asnjë veprim, autori ka goditur xhamin me tytën e armës.

Në këtë moment arkëtarja ka hapur kasafortën dhe ka dorëzuar paratë që mendohet se kanë qenë në shumën e 500 mijë lekëve të reja. Autori i ka futur ato në një një qese të zezë dhe më pas është larguar me vrap në këmbë në drejtim të rrugës së burgut 313.