Papërgjegjshmëria e frikshme e Ramës, për 13 miliardë euro të shqiptarëve!

Është më shumë se e frikshme papërgjegjshmëria e Edi Ramës, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe nëse do ti kishte trashëgimi nga i ati, Kristaqi, nuk do të lejohej të paktën nga rrethi i tij familjar, që t'i trajtonte paratë e tyre sikur i pret me gërshërë në vilën e tij në Surrel. Papërgjegjshmëria e tij kriminale me paratë e buxhetit të shtetit tashmë është bërë rrugë; me qindra milion eurot që jep për klientët e tij koncesionarë për punë dhe shërbime që nuk i kanë kryer kurrë, si në rastin e shëndetësisë apo së fundmi për ndërtimin e furrave që do të djegin plehrat e vendit dhe Europës.

 Por kulmin e kësaj papërgjegjshmërie (e theksojmë kriminale dhe antishqiptare) Rama e arriti mbrëmë kur u pyet për vendimin e Gjykatës së Strasburgut, në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të paguhet nga taksat e shqiptarëve, për prishjen e jashtëligjshme të kompleksit Jon në Vlorë.

“Do ta bëja 1000 herë, po të kthehesha 1000 herë”, deklaroi në studion e Ilva Tares për gjobën që Strasburgu i vendosi qeverisë së tij, por që në fakt do ta paguajnë shqiptarët.

E vini re se çfarë koncepti ka për për paratë e buxhetit të shtetit, që shqiptarët ja kanë lënë ti mirë-menaxhojë në dobi të tyre!

Jo 13 milion, por 13 miliard euro (do ta bëja 1000 herë) është kail që ti hedh në erë, pavarësisht se e di që për të mbajtur në fre papërgjegjshmërinë e tij, ekzistojnë edhe institucione të forta ndërkombëtare.

Rrugës janë edhe 4 gjoba të tjera ndëshkuese për papërgjegjshmërinë e tij, që rrezikojnë tu kushtojnë shqiptarëve edhe 2 miliard euro të tjera. Shifër e frikshme kjo, që mund të rrezikonte për herë të parë në historinë e tij 105 vjeçare, falimentimin e shtetit. Por Edi Ramës, as nuk ja ndjen në këtë drejtim; ai sërish e sërish, edhe 1000 herë, edhe nëse do kishte dy jetë  do të bënte atë që ka bërë këto vite në pushtet.

Vendimi Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje që është zbardhur tashmë në faqen e saj zyrtare, nuk lë asnjë shteg dyshimi se shembja e këtij objekti u bë në shkelje të të drejtave të njeriut;  se shkatërrimi i pronës së banorëve është bërë pa pasur bazën ligjore dhe në kundërshtim me ligjin në një shoqëri demokratike; se policia veproi në mënyrë të jashtëligjshme etj.

Pavarësisht se ai objekt në fillesat e tij mund të ketë pasur shumë probleme, fakt është që për Gjykatën e Strasburgut ai rezultoi “me letra në rregull”, prandaj mënyra si u veprua nga Rama kërkon shpagim, në plotë 13 milion euro.

Por Edi Ramës kur inicioi dhe zbatoi spektaklin me tritol që u transmetua live, nuk e kishte hallin te paratë e taksapaguesve, por vetëm te mesazhi që do tu jepte gjithë shqiptarëve; Tani jam unë ai që vendos dhe bëj çdo gjë, ligji jam UNË.