Shembet ura në Kolumbi, 10 vdekur e disa të humbur

Të paktën 10 punëtorë ndërtimi humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një urë e ndërtuar pjesërisht në Kolumbinë qendrore u rrëzua të hënën.

Punëtorët po punonin në sistemin e kullimit të urës kur ndodhi incidenti. Viktimat u rrëzuan nga një lartësi prej 280 metër. Kantieri ndodhet rreth 95 kilometra nga kryeqyteti kolumbian i Bogotës.

Nëntë nga punëtorët u vranë menjëherë dhe një punëtor i dhjetë vdiq nga lëndimet e tij në spital.

Disa punëtorë u plagosën dhe thuhet se njëmbëdhjetë të tjerë rezultojnë të humbur.

Autoritetet thanë se po hetojnë shkakun e shembjes së urës dhe po përpiqen të gjejnë sa njerëz ishin në strukturën e urës.