FOTO/ Përgatituni për dimër, shi e dëborë në të gjithë vendin, do ketë edhe ...
Nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shumta të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin. Kështu bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në parashikimin e motit për 24 orët në vazhdim.
Më poshtë keni parashikimin e plotë:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve.
Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C.
Era
Sot pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër do të fryjë e fortë në të gjithë territorin.