Policia e Kosovës: Dalin provat e para për vrasjen e Ivanoviçit

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës kanë bërë të ditur se kanë arritur të gjejnë disa prova që do të shfrytëzohen lidhur me hetimet për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviç.

Është pikërisht shefi rajonal i Policisë në veri, Zeljko Bojiç i cili ka thënë se provat do të shfrytëzohen në rrjedhën e mëtejshme të hetimit dhe se vetura  ‘Opel Astra’, është gjetur e djegur dhe ishte pa targa.